Home Uncategorized Ministrja Haxhiu bëhet me vajzë

Ministrja Haxhiu bëhet me vajzë

64
0





Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është bërë sot me vajzë, raporton Gazeta Express.

Ajo ka lindur sot në Klinikën Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për Express drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli.

Ai ka treguar se Haxhiu ka lindur sot në orën 08:30 dhe se gjendja e saj dhe e foshnjës është shumë e mirë.





“Ajo ka lindur sot rreth orës 08:30. Gjendja e saj dhe e foshnjës është shumë e mirë, super e mirë. Foshnja ka lindur 3 kilogram e 200 gram. Ajo ka lindur me operacion”, ka thënë ai.

Për shkak se ka lindur me operacion, Jakupi ka theksuar se Haxhiu do të mbahet edhe më tej e shtrirë në klinikë.

Ndërsa përveç vajzës, Haxhiu ka edhe dy djem.

Kujtojmë që dje ministrja Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në mbledhjen e 18-të të Qeverisë së Kosovës ku u diskutua për 100 ditëshin e qeverisjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here