Home Uncategorized Pagat e majme që marrin gratë e ministrave të Kosovës

Pagat e majme që marrin gratë e ministrave të Kosovës

64
0





Përveç ministrave të Qeverisë që marrin paga të majme, punët me pagesa duket që nuk i kanë edhe aq keq as gratë e tyre.

Profesoresha universitare, doktoresha e profesione të tjera janë vetëm disa nga punët që ushtrojnë gratë e ministrave të Kosovës.

Rreth 50 mijë euro është shuma vjetore që siguron bashkëshortja te ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Aliu ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka marrë këtë shumë nga projekti me USAID.

Ndërsa bashkëshortja e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla merr paga nga tri vende të ndryshe.





Nga Universiteti i Tetovës, Universiteti për Biznes dhe Tekonologji si dhe në Ordinancën “Dhomi”.

Gjendje të mirë me pagesën ka edhe bashkëshortja e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Bashkëshortja e Çekut ka gati 2 mijë euro pagën mujore nga ambasada e Suedisë.

E nga Royal Medical L.L.C. bashkëshortja e Faton Pecit, Ministrit të Bujqësisë merr hiq më pak se s 8 mijë e 472 euro.

Ndërsa bashkëshortja e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca e cila punon në Universitetin e Prishtinës, ka pagën mujore gati 700 euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here