Home Uncategorized Valon Syla vë bast: S’dal në TV më nëse i ndodh kjo...

Valon Syla vë bast: S’dal në TV më nëse i ndodh kjo gjë PDK’së

121
0





Opinionisti dhe gazetari Valon Syla, ka bërë një premtim duke thënë se nuk do të dalë më në televizion, nëse Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nuk i fiton zgjedhjet në Drenas.

Valon Syla në T7 ka folur për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet në PDK.

Derisa ka folur për këto zgjedhje, Syla ka komentuar atë se a po e humb PDK, komunën e Drenasit.

“Modeli i Ramiz Lladrovcit në komunën e Drenasit është më i miri që ka mundur të instalojë PDK-ja në nivelin lokal”, ka thënë ai.





Syla ka vendosur edhe një bast live në TV.

“Jam i gatshëm të vë bast. Nëse PDK humb Drenasin, unë më nuk dal në televizion. Po vë bast pasi Jusufi dhe Bujari kanë dëshirë të më vejnë në këso situata. Por jam i sigurt në ketë që them”, shtoi ai.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor. Komuna e Drenasit është udhëhequr nga PDK që prej zgjedhjeve të para të pasluftës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here