Home Uncategorized Musliu: Sot u bënë 8 vjet prej kur Vetëvendosje ushtroi dhunë ndaj...

Musliu: Sot u bënë 8 vjet prej kur Vetëvendosje ushtroi dhunë ndaj ambasadores amerikane

42
0





Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka nisur ditën duke kujtuar një ngjarje të tetë viteve më parë

Musliu në profilin e saj në Facebook ka shkruar se sot janë bërë 8 vite prej kur Lëvizja Vetëvendosje ka ushtruar dhunë ndaj ish-ambasadores amerikane, Tracey Ann Jacobson.

Ganimete Musliu ka thënë se LVV-ja dikur nuk kishte kursyer asgjë për të ardhur në pushtet, derisa, sot nuk po kursejnë asgjë për ta shkatërruar shtetin.

Ambasada amerikane në vitin 2013-të e kishte publikuar në Twitter fotografinë e Jacobson, ku shihej me lëndime në krah.

Ndërkohë, zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje e kishin mohuar çdo mundësi që ish-ambasadorja amerikane të ketë pësuar çfarëdo lëndimi nga protestuesit e atëhershëm.





Nga kjo lëvizje kishin thënë se sigurimi i ambasadores Jackobson dhe organet e rendit janë ata që mbajnë përgjegjësi për lëndimin e lehtë të ambasadores.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here