Home Uncategorized Capital T do t’i paguajë të gjitha shpenzimet financiare për funeralit e...

Capital T do t’i paguajë të gjitha shpenzimet financiare për funeralit e kamarierit që u vra mbrëmë në Velipojë

76
0





Reperi shqiptar ka reaguar pas lajmit për vrasjen e kamerierit 20 vjeçar i cili u vra mbrëmë në Velipojë.

Blendi Fevziu ishte ai i cili publikoi një postim mjaft prekës në profilin zyrtar të Insatgramit dedikuar djaloshit 20 vjeçar i cili u vra mbrëmë në ditë e parë të punës si kamarier në Velipoj.

Në postimin e gjatë Blendi u shpreh se djaloshi kishte vetëm një mëkat dhe ai ishte se viktima (Myzerim Zeneli) mendoi se me vepra dhe punë të ndershme do të arrinte diku në jetë.

Postimi i huazuar nga Anila Prifti rrëfeu se Myzerimi ishte jetim dhe kështu atij i duhej të punonte për të fituar bukën e gojës pasi nëna e tij ishte në gjendje të rëndë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:





“(Nga Anila Prifti) Myzerim Zeneli duhet te kete qene i gezuar dje, ne diten e tij te pare te punes. Punes qe i siguronte jetesen per vete dhe nje ndihme per nenen ne gjendje tejet te veshtire. E gezuar duhet te kete qene edhe nena e tij, qe e rriti jetim dhe qe besoi se tashme djali do t’i dilte krah.

Asnje nga te dy s’mund ta dinte qe kjo do te ishte jo vetem dita e fundit e punes, por edhe e jetes e tij. Jetes kaq te re dhe fare te pafajshme. Ai nuk coi dot as rrogen e pare ne shtepi, ndersa ne xhep ju gjeten vetem 30 leke. Nuk ndihmoi dot as nenen qe sot po kerkon neper te aferm dhe komshinj leket e arkivolit me te cilin do te coje te birin ne varr. Do ta coje me pishmanin e cdo prindi qe nuk i siguroi dot djalit thuajse asgje ne jete.

Myzerim Zenelin se therriste askush ne emer, thoshte sot nje lajm. I therrisnin “Jetimi”, sipas nje mendesie neveritese te shoqerise shqiptare. Por sot, me siguri, kushdo qe e ka lexuar emrin e tij, do ta kete shume te veshtire ta harroje.

Myzerimi ishte nje nga mijera e mijera te rinjte e Shqiperise qe aspironte nje jete normale. Ishte nje prej atyre qe punojne nga mengjesi ne darke, qe sakrifikojne, qe japin gjithcka dhe paguhen aq pak. Ishte nje prej te rinjve qe me punen e tyre mbajne mbi supe kete vend. Qe vuajne padrejtesi dhe qe s’dine ku di denoncojne ato.

Myzerimi pati vetem nje “mekat” ne jete. Besoi,se do cante ne jete me pune te ndershme dhe me perkushtim. Nuk u be as trafikant; nuk futi nje revole ne brez te behej vrases me pagese; as kercenoi njeri, as grabiti kend. Thjeshte punoi. Ose tentoi te punoje sepse jeten ja moren qe diten e pare te punes se tij”.

Ky postim bëri që Capital T të merr iniciativën dhe të ofrojë të paguajë të gjitha shpenzimet e familjes për funeralin e të ndjerit pasi sigurisht se nëna e tij nuk do të mund të përballonte koston e shpenzimeve.

“Unë jam gati t`i kryej të gjitha ritualet nëse ka nevojë vetëm të më shkruaj dikush nga familjarët në mesazhe”, shkroi Capital T i gatshëm t`i mbuloj të gjitha harxhimet e funeralit.

Ndërsa më vonë ai ka kontaktuar me një fqinje të familjes për të filluar me ndihmën për varrimin e Myzeremit i cili vdiq në ditën e parë të punës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here