Home Uncategorized Mërgimtari i përgjigjet Kurtit: I paguaj 200 euro autostradë Serbisë, nuk bëhet...

Mërgimtari i përgjigjet Kurtit: I paguaj 200 euro autostradë Serbisë, nuk bëhet nami që i paguaj edhe Kosovës 20 euro

118
0





Qeveria Kurti këtë javë vendosi që polisat e mërgimtarëve të paguaj Qeveria e Kosovës, me një kosto prej 6 milion euro e cila i kushton buxhetit të Kosovës.

Por shumë mërgimtarë e kanë kundërshtuar këtë duke bërë thirrje se këtë policë do ta pagujanë vetë, pasi që nuk është diçka shumë e madhe!

Njëri nga ta është edhe mërgimtari nga Zvicrra, Buraj Drenica, i cili ka thënë se prej St Gallen ku niset për Kosovë i pagun 200€ taksa gjatë rrugës dhe nuk mërzitet që i paguan edhe 20€ për kartonin e gjelbërt.

Postimi i tij:





QEVERI E DASHTUN !

Prej Sankt Gallen e deri në Merdare i paguaj, afër 200 euro, për rrugë e tunele.
Hiq nuk bahet nami edhe për 25 apo edhe 50 euro, për Sigurimin e makinës, mbasi Kosova nuk është në Kartonin e gjelbërt.

Nëse mendon se po na e lehtëson rrugëtimin drejt Atdheut, falem nderit, por nuk ka nevojë!
Nëse e ke bërë për arsye tjera, që munden me u marrë me mend, e kam një lutje.
Mos luani me fytyrën e mërgatës.

Nëse veç jeni për lojëra të tilla, luani me fytyrën tuaj.
Me nderime nga një mërgimtar !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here