Home Uncategorized 4 makina funerali, përcjellin për në banesën e fundit familjen që u...

4 makina funerali, përcjellin për në banesën e fundit familjen që u shua në aksident

57
0





Pamje që prekin zemrat! Ka nisur ceremonia mortore për 4 anëtarët e familjes Gushi, të cilët humbën jetën dje në një aksident në autostradën Levan-Vlorë.

Në pamjet e siguruara nga gazetari Ervis Kushi shihet se 4 makina funerali, me arkëmortet e çiftit Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura, do të nisen drejt varrezave të Patosit, ku do të prehen trupat e tyre. Në ceremoninë e varrimit marrin pjesë familjarët e viktimave, ku shumica e tyre udhëtoi që dje nga Greqia drejt Patosit pasi morën lajmin e kobshëm.

Eduart Gushit, 44 vjeç, gruas së tij, Silvana Gushi, 33 vjeçe, dhe dy vajzave të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva iu dha lamtumira e fundit nga familjarët mes dhimbjeve dhe lotëve.





Ngjarja e rëndë që trondit mbarë opinionin publik ndodhi në autostradë, ku thuhet se një mjet tip Audi, ku udhëtonin 3 të rinj, ka goditur mjetin e viktimave nga pas, ndërsa dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë. Të plagosur mbetën edhe 3 të rinjtë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa familja Gushi, e cila jetonte prej vitesh në Greqi, u shua e gjitha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here