Home Uncategorized Lajm i mirë/Nga ky muaj ambasada gjermane fillon me termine për viza...

Lajm i mirë/Nga ky muaj ambasada gjermane fillon me termine për viza pune

116
0





Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se nga gushti i këtij viti fillojnë sërish të ofrohen terminet për viza pune sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor, por vetëm për personat që janë plotësisht të vaksinuar.

Këta persona duhet të ofrojnë dëshmi të vaksinimit me njërën nga vaksinat e kompanive BionTech-Pfizer/Cominarty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria, Johnson&Johnson/Jannssen dhe se personat që janë vaksinuar plotësisht, duhet të kenë kaluar së paku 14 ditë nga dita e vaksinimit me dozën e dytë, shkruan Infokus.

Ambasada nuk ka dhënë një datë të saktë se kur në gusht fillojnë të hapen terminet për këto lloj vizash, por kanë shkruar se informacione më të hollësishme do ti japin me kohë.





“Terminet për kërkesa për viza për nisje të punësimit sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor për persona plotësisht të vaksinuar, sipas parashikimeve, mund të ofrohen sërish nga muaji gusht. Informata më të hollësishme do të jenë në dispozicion me kohë.

Udhëtimet hyrëse janë të mundura vetëm për personat, të cilët janë vaksinuar me njërën nga vaksinat e përmendura në uebfaqen e Institutit Paul-Ehrlich (PEI) (aktualisht BionTech-Pfizer/Cominarty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria, Johnson&Johnson/Jannssen), nëse që nga marrja e dozës së fundit/vaksinës së vetme të nevojshme kanë kaluar 14 ditë.

Aktualisht kjo vlenë vetëm për vaksinat e lejuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Zgjerimi i listës me vaksina të tjera me një standard të krahasueshëm të mbrojtjes është i paraparë, sapo të jenë përfunduar shqyrtimet e nevojshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here