Home Uncategorized Ky është vendimi i UP-së për Ardian Kstratin, pasi ofendoi Vjosa Osmanin

Ky është vendimi i UP-së për Ardian Kstratin, pasi ofendoi Vjosa Osmanin

14
0





Raportohet se Këshilli i Etikës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marr vendim që profesori Ardian Kastrati të marr vërejtje me shkrim.Atij i është caktuar masa e mohimit të përfshirjes në komisione vlerësuese në Universitetin dhe i është caktuar masa e mohimit të përfshirjes në mentorim të të gjitha niveleve në Universitetin e Prishtinës për dy vite nga data 04.04.2021.

Kësisoj, ky vendim është marr pas postimit të Kastratit, në ditën kur Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës.Sipas vendimit të Këshillit të Etikës fakti se porfesori Kastrati ka të pezulluar punën në UP si deputet i Kuvendit të Republikës është irrelevant për vendosje, meqë edhe në kohën e dhënies së deklaratës edhe në kohën e nxjerrjes së vendimit ka pasur marrëdhënie pune të vlefshme me UP-në.





“Këshilli i Etikës ka konstatuar në procedurën e këshillimit dhe të votimit përtej çdo dyshimi të bazuar (neni 7 par. 3 i Rregullores për masat dhe procedurat disiplinore ndaj personelit akademik të UP, nr. 857, datë 11.04.2017) se postimi i denoncuar në atë formë dhe me atë përmbajtje konsiderohet cenim i rregullave etike, të parapara me kornizën normative të UP”, thuhet ndër të tjera në vendim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here