Home Uncategorized Bajrami i parë pa djalin:Prindërit e Arbijonit të shkatërruar shpirtërisht për këtë...

Bajrami i parë pa djalin:Prindërit e Arbijonit të shkatërruar shpirtërisht për këtë Bajram

55
0





Nuk ka as dy javë që 5 vjeçari Arbijon Nuredini ndërroi jetë në Finlandë.

Varrimi i tij u bë më 8 maj në vendlindjen e tij- në fshatin Beçiq të Mitrovicës, shkruan “Kosovarja”.

Mungesa e tij është shtuar dita-ditës, e sidomos sot që për prindërit e tij është bajrami parë pa djalin e tyre Arbijonin,shkruan”Kosovarja”.

Të dy prindërit e Arbijonit sot kanë shprehur dhimbjen e pikëllimin me anë të këtyre fjalëve prekëse.

“Ky ishte Bajrami i fundit që prita me ty, kurse tash festo te i madhi Allah, sa shumë e deshte takimin me Zotin tënd. Allahu t’paqt mëshiru biri im takimi i radhës i yni ishalla është n’xhenetet e Allahut”, ka shkruar Arbnori babai i tij.





Ndërsa nëna e tij, Mimoza ka lutur Allahun ta bashkojë me të birin në Xhennet.

“Edhe pse s’je fizikisht me ne n’kete bote, ne kete feste Bajrami, me mendje dhe me zemer time je çdo sekonde”, shkroi nëja e tij, Mimoza.

“Pusho i qetë engjulli im Arbijon”, shkroi mes tjerash ajo.

Arbijoni vuante nga një sëmundje e rëndë, së cilës nuk arriti t’i mbijetojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here