Home Uncategorized Hamas lëshon 130 raketa në drejtim të Tel-Aviv, kryeqytetit izraelit

Hamas lëshon 130 raketa në drejtim të Tel-Aviv, kryeqytetit izraelit

46
0





Sirenat e bombardimeve u dëgjuan pak minuta më parë në Tel-Aviv, teksa militantët e Hamas, ashtu si e kishin paralajmëruar kanë lëshuar 130 raketa në drejtim të kryeqytetit izraelit.

Forcat izraelite të mbrojtjes i janë kundërpërgjigjur zjarrit dhe të pakta kanë qenë raketet që kanë depërtuar sistemin mbrojtës dhe sipas raportimeve njëra prej tyre goditi një autobuz në qytetin e Holon duke lënë të paktën 4 të plagosur rëndë mes tyre dhe një minorene.

Ndërkohë për shkak të raketave në drejtim të aeroportit ndërkombëtar të Tel-Aviv të gjitha fluturimet janë anuluar.

Ushtria izraelite me anë të një mesazhi në rrjetet sociale ka paralajmëruar civilët të gjejnë strehë dhe të qëndrojnë larg bazave të Hamas, pasi sonte do të “bom bardojë terroristët deri në shkatërrimin e plotë të arsenalit të tyre”.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here