Home Uncategorized Donika Gërvalla tregon nëse dëshmoi në Speciale

Donika Gërvalla tregon nëse dëshmoi në Speciale

29
0





Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz të enjten u deklarua mbi akuzat e opozitës se ajo është bashkëpunëtore e Gjykatës Speciale.Klan Kosova pyeti atë se ”A ka ndërruar qasje për Specialen nga koha kur ishte aktiviste dhe tash kur është ministre?” dhe “A keni qenë ndonjë herë dëshmitare e Gjykatës së Kosovës me seli në Hagë?”– pasi që ka plot pretendime.

”Për të mos e keqpërdorur vizitën e homologut, për të mos shpenzuar kohën e tij, e kam një përgjigje shumë të shkurtër.JO, as nuk kam qenë e as nuk jam (dëshmitare e Speciales).Mendoj kjo është përgjigjja e mjaftueshme”, tha kryediplomatja gjatë konferencës për gazetarë me ministrin e punëve të jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman.

Mbi këtë temë Gërvalla-Schwarz foli edhe në seancë plenare të Kuvendit.Ajo akuzoi enkas Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) se e ka themeluar Specialen e cila është votuar më 3 gusht 2015 nga parlamenti kosovar





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here