Home Uncategorized Zbulohet më në fund lidhja e aktorit turk me aktoren e ‘Çukur-it’

Zbulohet më në fund lidhja e aktorit turk me aktoren e ‘Çukur-it’

98
0





Aktori turk, Onur Tuna, konsiderohet si një ndër aktorët më tërheqës të Turqisë, i cili është bërë i njohur për publikun shqiptar me rolet si “Alihani” në serialin “Molla e ndaluar” apo rolin e “Fermanit” në serialin “Doktori i mrekullive”.

Onur është një ndër emrat më të komentuar të showbiz-it dhe ndër të preferuarit e femrave.


Ai përpiqet që jetën private ta mbajë gjithmonë diskrete.

Mesa duket këtë radhë Onur nuk ia ka dalë, pasi mediat vendase po raportojnë se Tuna është në një lidhje me aktoren Elif Dogan, e cila ka luajtur dikur në një nga serialet më të ndjekur “Çukur”.

“Unë jam i çmendur dhe xheloz. Por nuk jam si ata që thonë ‘Nuk mund të veshësh këtë apo atë’. Unë thjesht jam kurioz dhe mendoj se edhe vajzat e pëlqejnë këtë. Mendoj që një lidhje prandaj krijohet, që ti t’i përkasësh dikujt dhe ajo ty. Nuk është e lehtë të krijosh një lidhje”, ka treguar Onur kur është pyetur sesi është në dashuri.

Kujtojmë se para një viti në mediat turke përflitej se aktori ishte në një lidhjen me gazetaren e sportit, Yagmur Karabal. Këto thashetheme nisën pasi dyshja nisën pushimet së bashku dhe madje kishin pozuar në të njëjtin vend.

Mirëpo, asnjëri prej të dyve nuk ka preferuar të reagojë për lajmet.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here