Home Uncategorized Pas dorëheqjeve të shumta, vjen thirrja: Të kthehet Vjosa Osmani në LDK,...

Pas dorëheqjeve të shumta, vjen thirrja: Të kthehet Vjosa Osmani në LDK, Isa Mustafa t’i mbajë duart larg nga partia

18
0

Aktori, Jeton Zogjani ka bërë një koment lidhur me zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai është i mendimit se ish-nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit, i ka treguar vendin ish partisë së saj.

Zogjani përmes llogarisë së tij në Facebook, ka bërë thirrje që të kthehen Osmani dhe të tjerët e larguar, ndërsa ka thënë se Isa Mustafa përfundimisht tash e tutje duhet t’i mbaj larg duar nga LDK-ja.

Ja shkrimi i tij:

LDK-së ja kallxoj vendin Vjosa Osmani!

Në LDK duhet të filloj reformën e thellë, jo farsë

Të kthehet në LDK Vjosa Osmani që po peshojke vet 120 000 vota më shume se vet LDK-ja!

***

Të zhvillohet një garë fer..

Isa Mustaf larg duart nga LDK-ja, doren n’zemer Eqrem Kryeziu i pat than Isës, “profë mos u nal pa e qit t’fundit”, por nuk është krejt faji i Isës këtu, është faji edhe i disa ministrave që kanë rrejt shumë e që në fund edhe kjo i faturohet Isës.

***

Edhe një sen pas këtyre zgjedhjeve që ju paloj Albin Kurti me listën e Vjosa Osmanit, nuk keni nevojë me i thy simkartelat e telefonit, se qaq jeni të pa rëndësishem edhe n’rrugë kanë me ik njerëzit nga ju!

Urime edhe për Listën e Vjosa Osmani, që për herë të parë funksionoj një iniciativë që u nda nga një shtëpi e madhe…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here