Home Uncategorized “Vajza po vdiste” Motër e vëlla i shpëtojnë mbytjes, flet i riu...

“Vajza po vdiste” Motër e vëlla i shpëtojnë mbytjes, flet i riu që u hodh në lumë për t’i shpëtuar

76
0

Dy fëmijë të mitur i kanë shpëtuar mrekullisht vdekjes falë guximit të një të riu që u gjend pranë lumit Gjanicë në Fier, aty ku ranë motër e vëlla.

Per shkak te perkeqesimit te motit, ne Lumin Gjanice ka patur prurje te larta dhe vershime te shpeshta
Njëri prej fëmijëve i rrëshkiki këmba dhe ra në ujë. Rrymat e forta në lumë e tërhoqën vajzën.

Pas rënies së saj i vëllai është hedhur për ta ndihmuar, por më kot. Rryma i ka tërhequr disa metra më tutje derisa u pikasën nga një burrë i moshuar që ka thirrur për ndihmë. Aty është gjendur Ledion Mita, i cili ashtu është hedhur menjëherë me gjithë rroba për të shpëtuar fëmijët.

Ledioni thotë se vajza ishte pranë fundit, ndërsa i vëllai po rezistonte.

“Kisha dalë xhiro. Njërit prej tyre i shkau këmba. Tjetri u hodh për të ndihmuar të motrën dhe aty në moment i mori rryma. Aty që e pashë që nuk kishin shpëtim, u hodha me gjithë rroba dhe i nxora jashtë. Vajza ishte thuajse e vdekur, kurse djali rezistoi më shumë. Të parën nxora vajzën, të dytin djalin. Erdhi i mori ambulanca dhe i çoi në spital”, ka thënë Ledioni.

Fëmijët janë marrë me ambulancë dhe falë Ledionit janë shëndoshë e mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here