Home Uncategorized Hoti: Ligji vlen për të gjithë

Hoti: Ligji vlen për të gjithë

53
0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që ka vendosur kundër ankesave të subjekteve politike, lidhur me mos certifikimin e kandidatëve të tyre që kanë probleme me ligjin.

Hoti tha se para Ligjit të gjithë kandidatët për deputetë duhet të trajtohen njësoj si çdo qytetarë tjetër.

“Atë që mund të them është se ligji është për të gjithë, duhet të trajtohet njësoj për të gjithë kandidatët që garojnë në këto zgjedhje”, tha ai para medieve.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur që ta refuzojë pjesërisht apelin e dy subjekteve politike lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos e certifikuar listën e kandidatëve për deputetë.

PZAP ka hedhur poshtë pjesërisht ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo ka vërtetuar pjesën ku KQZ’ja ia ndalon pjesëmarrjen në garën zgjedhore pesë deputetëve që kanë dënime të formës së prerë, përfshirë këtu edhe bartësin e listës së LVV’së Albin Kurtin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here