Home Uncategorized Armend Muja parashikon rezultatin e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit

Armend Muja parashikon rezultatin e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit

93
0

Në muajin shkurt këtij viti, saktësisht më datën 14, qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e institucioneve më të larta të vendit.

E pas datës 14 shkurt, Kosova do të ketë udhëheqësi të re si dhe ndryshimeve do t’u prijë pikërisht vota të cilën ata zgjedhin ta japin.

Por është pikërisht kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja , i cili ka deklaruar se kjo parti do t’i fitojë 57% të votave.

Muja njihej edhe si një nga analistët që ka arritur të qëllojë çdoherë rezultatin e zgjedhjeve, në vend dhe jashtë Kosovës, por duhet pasur parasysh se rezultatet shpesh herë dinë të jenë surprizuese.

“Armendi po thot 57%… E kur thotë Armendi 57, me siguri edhe 60% bëhen.Knaqësi të jesh pjesë e ekipit të ndryshimeve të mëdha!#VV106”, shkroi Driton Hyseni, kandidat i VV-së për deputet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here