Home Uncategorized Anita Haradinaj: Të gjithë e njohin Ramushin që është njeri i fjalëve...

Anita Haradinaj: Të gjithë e njohin Ramushin që është njeri i fjalëve dhe i parimeve

44
0

Anita Haradinaj ka treguar arsyet se pse bashkëshorti i saj Ramush Haradinaj duhet të jetë president, shkruan Gazeta Express

Ajo tha se ai duhet të jetë president sepse është më i miri. Kjo pasi që sipas gruas së tij, ai e ka dëshmuar veten si në luftë, paralufte dhe pasluf tës.

“Se është më i miri. Unë mendoj që nuk s’duhej të ekzistojë kjo si pyetje sepse Ramushi e ka dëshmuar se pse duhet të jetë president ose pse ka qenë kryeministër. Në gjithë këtë periudhën e pasluftës, luftës dhe paraluftës si individ dhe si Ramush ka marrë pjesë në të gjitha proceset shtet formuese të Kosovë dhe në të gjitha këto procese nuk ka diçka që ka bërë gabim. Nëse flasim për luftën e ka bërë mirë, nëse flasim për kryeministër ka bërë punë të mirë në të dy mandatet. Ramushi nuk flet në ajër dhe pretendimet e tij nuk është se u zgjua në një ditë të bukur dhe ka thënë po bëhem president”, ka thënë ajo, në emisionin “Frontal”, në T7.

Anita Haradinaj theksoi se bashkëshorti i saj ka bërë vepra të mira edhe në sektor tjerë të jetës ekonomike dhe sociale.

“Ka bërë shumë për veteranët, për familjet e dëshmorëve, e ka bërë ligjin për Prishtinën. Ramushi në gjithë këto procese dhe njerëzit që kanë punuar me Ramush ka luajtur një rol unifikues të partnerëve ne Kosovë. Ai ka bashkëpunuar edhe me Rugovën që pak njerëzve u ka hapur derën dhe ka bërë koalicion me të. Ai ka dhënë prova që di të bashkëpunoj edhe me vendet e rajonit dhe me faktorin ndërkombëtar”, ka thënë më tutje Haradinaj.

Fjalë të mira ajo pati edhe për karakterin e Haradinajt, duke thënë që është njeri i fjalëve dhe parimeve, shkruan më tutje Gazeta Express.

“Të gjithë e njohin Ramushin që është njeri i fjalëve dhe i parimeve. Nëse ka pasur kërcënime dhe e kanë mbështetur për muri, ai ka treguar se mbi të gjitha interesi më i madh i tij nuk është pozicioni i tij në Qeveria apo kudo qoftë por është interesi i vendit. Kështu ai e la pozitën dy herë dhe u përgjigj në Hagë”, ka deklaruar më tutje ajo.

Bashkëshortja e Haradinajt theksoi se Ramushi ka krijuar edhe lider. Personalisht ajo tha se brenda AAK ‘së e mbështet fuqishëm, Daut Haradinajn.

“Është e logji9kshme që pas dy mandateve si kryeministër dhe deputet, e që ka investuar aq shumë në skenën politike është e logjikshme që përfundimi të jetë në Presidencë. Secili njeri e sheh veten në Presidencë pas një karriere politike. Njëri nga sukseset është nëse ka arritur që të ndërtosh një bazë, bnjë strukturë të mirë dhe një liderë. Personalisht e mbështes shumë Dautin dhe jo pse është vëllai i Ramushit por sepse besoj në politikebërjen dhe super-inteligjencën e Dautit”, ka deklaruar ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here