Home Uncategorized A mundet Osmani ta amnistojë Kurtin për tu certifikuar për zgjedhje? Flet...

A mundet Osmani ta amnistojë Kurtin për tu certifikuar për zgjedhje? Flet Enver Hasani

85
0

Ish kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka folur për mundësinë e amnistimit të kreut të VV-së, Albin Kurtit nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmanit, në mënyrë që t’i lejohet certifikimi si kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka thënë se një gjë e tillë nuk është e mundur në shtetet me sistem parlamentar.

“Sipas Kushtetutës, Presidenti i ka të gjitha vendim marrjet zingjirore, duhet të ketë një propozim për falje nga organet e tjera, janë trupat e veçanta ligjore që ja dërgojnë kandidatët për falje. Nuk mundet shefi i shtetit ta falë askënd në sistem parlamentar dhe as nuk mund ta shkarkojë askënd pa propozim të brendshëm”, ka thënë Hasani në Kanal 10, transmeton Periskopi.

Ai ka thënë se Presidenti i vendit nuk është pushtet në shtetet me sistem parlamentar, por është autoritet publik me kompetenca neutrale dhe të ndërmjetme. /PERISKOPI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here