Home Uncategorized Babë e bir nga Lipjani vdesin nga koronavirusi brenda 4 ditëve

Babë e bir nga Lipjani vdesin nga koronavirusi brenda 4 ditëve

74
0

Babë e bir nga Lipjani kanë vdekur brenda pak ditësh diferencë si pasojë e koronavirusit.

Zëdhënësi i komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi ka konfirmuar për Reporteri.net se babë e bir nga kjo komunë kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Ai ka thënë se babai ka vdekur para katër ditësh, përkatësisht më datën 21 të këtij muaji, gjersa i biri 29 vjeçar është varrosur sot.

Sipas informacioneve jo zyrtare 29 vjeçari ka qenë me sëmundje shoqëruese dhe ka qenë me nevoja të veçanta.

Kujtojmë se sot në Kosovë janë regjistruar 311 raste të reja me koronavirus, gjersa është njoftuar edhe për 10 viktima.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë si pasojë e koronavirusit kanë vdekur 1.466 persona.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 5.852./kosovarja

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here