Home Uncategorized Osmani: Shpresoj që qytetarët do t’i ndëshkojnë ata që kanë zgjedhur rrugë...

Osmani: Shpresoj që qytetarët do t’i ndëshkojnë ata që kanë zgjedhur rrugë të gabuar

61
0

U.D e Presidentes, njëherit kandidate për presidente në radhët e listës së VV-së, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme ka vizituar Prizrenin, ku është takuar me qytetarë.

Ajo ka thënë se krejt çka iu duhet institucioneve është guximi intelektual, transmeton Indeksonline.

“Kemi parë gjatë këtyre ditëve, përkundër premtimeve e planeve para premtimeve, është guximi intelektual që u duhet institucione, kjo listë edhe pse ka nis që 1 muaj po funksionon shumë mirë, po konsolidohet fuqishëm.

Është e domosdoshme t’i jepet shans Kosovës të kthehet në binar të drejtë”, tha Osmani për RTV Besa.

Ajo gjithashtu u shpreh e bindur që do të arrijnë që me VV-në të bëhet ndryshimi.

“Shpresoj që qytetarët do t’i ndëshkojnë ata që kanë zgjedhur rrugë të gabuar.

Shohim entuziasëm që fitorja të bëhet nëpërmjet një referendumi, gjithkund ka shpresë të madhe dhe unë sot në këto bashkëbisedime kam kërkuar mobilizim”./Indeksonline

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here