Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shkelur masat për mbrojtjen nga pandemia Covid-19, shkruan Korrekt Press.
Ai prej se e kishte marrë detyrën kishte bërë thirrje që të respektohen masat antiCovid, të cilat shërbejnë për mbrojtjen nga virusi.
Por, Zemaj zgjodhi që t’i shkelë rregullat të cilat i miratoi vet duke u grumbulluar vet i 20 në një ambientë të mbyllur, pasi që tashmë ka filluar parafushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 Shkurtit.
Ministri i Shëndetësisë shihet i rrethuar nga rreth 20 burra të cilët i qëndrojnë afër pa maska dhe pa mbajtur distancën e duhur.
Dihet se ndër masat e propozuara ishte edhe ndalimi i grumbullimit në ambiente të mbyllura. Kjo masë ka vlejtur kryesisht për gastronominë, ku më shumë se katër persona nuk mund të qëndrojnë bashkë në një tavolinë.