Home Uncategorized Ndodh edhe kjo! Bankat ua marrin paratë e 10%-shit qytetarëve

Ndodh edhe kjo! Bankat ua marrin paratë e 10%-shit qytetarëve

89
0

Shumë kosovarë ia mësynë bankave komerciale në Kosovë në dhjetor të vitit të kaluar për t’i tërhequr 10 për qind të kursimeve pensionale.

Tollovi të mëdha u panë nëpër filiale të Bankave Komerciale pas miratimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në Kuvendin e Kosovës. Në këtë Projektligj përfshihej edhe tërheqja e 10-përqindëshit nga Trusti.

Ndërkohë, ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi kishte njoftuar se ministria e Drejtësisë në përgjigje të Shoqatës së Bankave të Kosovës, merr qëndrim se 10 përqindëshi i kursimeve pensionale të përjashtohet nga përmbarimi.

Por pavarësisht kësaj, zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti tha për Gazetën Sinjali, se në Bankën Qendrore të Kosovës janë adresuar ankesa nga qytetarët se u janë ndalur mjetet nga bankat

“BQK-ja nuk mund të ndërhyjë në çështjet që rregullohen me ligje përkatëse lidhur me borxhet eventuale të mos përmbushen apo llogari të caktuara të mos i nënshtrohen procedurës së përmbarimit. Sa i përket numrit të ankesave, ju njoftoj se që nga ekzekutimi i pagesave të Trust-it kemi pranuar 10 ankesa. Nga ky numër, 2 ankesa kanë të bëjnë me çështjet përmbarimore, kurse 8 ankesa kanë të bëjnë me marrëveshjet që klienti ka me bankën”, tha Ahmeti.

E zëdhënësja për media e Shoqatave të Bankave të Kosovës, Anesa Besimi tha se bankat janë duke respektuar vendimin e Ministrisë së Drejtësisë.

“Ju njoftojmë se në bazë të informatave që ne i kemi, sektori bankar e ka respektuar këtë qëndrim të Ministrisë së Drejtësisë. Megjithatë, përveç borxheve që janë subjekt i procedurës përmbarimore, qytetarët kanë edhe borxhe të tjera të ndryshme të cilat nuk janë subjekt i vendimit të mësipërm të Ministrisë së Drejtësisë rrjedhimisht të ardhurat e tyre mund të jenë zbatuar kundrejt borxheve të tilla”, potencoi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here