Home Uncategorized Vdes një 29 vjeçare në aksident në rrugë Prishtinë – Mitrovicë

Vdes një 29 vjeçare në aksident në rrugë Prishtinë – Mitrovicë

69
0

Vdes 29-vjeçarja e cila u godit nga një veturë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Mazgit.

Aksidentin fatal për lajmi.net e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Ajo ka bërë të ditur gjithashtu se policia po e heton rastin për t’i zbardhur rrethanat që kanë dërguar në fatalitet.

“Rreth orës 18:00, nga ekipi mjekësor i Emërgjencës së QKUK-së, jemi njoftuar se këmbësorja Sh.J , 29 vjeç, nuk ka arritë të përballoj plagët e pësuara në aksident dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Aktualisht hetuesit e njësitit të trafikut rrugor kanë nisë një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha Ahmeti. /Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here