Home Uncategorized Adriana Matoshi tregon kush e ftoi nga Vetëvendosja për garim si deputete

Adriana Matoshi tregon kush e ftoi nga Vetëvendosja për garim si deputete

101
0

Aktorja Adriana Matoshi do të garojë për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ajo do të jetë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje me numër 60.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ajo ka njoftuar se kësaj rruge i ka hyrë me ftesën e liderit të VV’së Albin Kurti.

Njoftimi i Adrianës në Facebook:

Zgjedhjet e 14 shkurtit nuk janë zgjedhje të zakonshme. Ato tashmë janë referendum. Zakonisht, deri tani, kontributi im nëpër zgjedhje ka qenë vetëm nëpërmjet votimit. Këtë herë, me ftesën e kryeministrit Albin Kurti do të garoj edhe unë.

Në këto zgjedhje, në listën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! do ta kem numrin 60. Nëse e lexoni mbrasht numrin 60, pra 06 është numri i Gjilanit tim.

Falemnderit që më keni qëndruar afër e uroj që të ua zbardhi fytyrën përherë.

E juaja,

Adriana

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here