Home Uncategorized Zemaj jep lajmin e mirë: Sot arritën frigoriferët për ruajtjen e vaksinës...

Zemaj jep lajmin e mirë: Sot arritën frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti Covid

61
0

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dhënë një lajm të mirë.

Frigoriferët për ruajtjen e vaksinës kundër koronavirusit kanë arritur në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Zemaj u shprehë në postimin e tij se Kosova është gati për pranimin e vaksinës.

Postimi i plotë:

Qytetarë të vendit tim, profesionistë shëndetësorë, partnerë ndërkombëtarë, bashkëpunëtorë në luf timin e pandemisë Covid-19,Sot arritën frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti Covid, të siguruar nga Ministria e Shëndetësisë që bëjnë ftohjen dhe mirëmbajtjen për vaksinat deri në – 86 gradë. Jemi gati për pranimin e vaksinës, siç kërkojnë kushtet e ruajtjes, të cilat e kërkojnë frigoriferin deri në minus 70 gradë.

Po ashtu, kemi përgatitur strategjinë për vaksinim dhe distribuimin e saj. Në MSh dhe IKShKP janë marrë të gjitha masat dhe jemi përgatitur për vaksinim. Vaksina po vjen!Ruani higjienën, bartni maskë dhe mbani distancën!Bashkë ia dalim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here