Home Uncategorized Mësohen arsyet e vdekjes së Fadil Syleviqit

Mësohen arsyet e vdekjes së Fadil Syleviqit

178
0

Ish-zyrtari i policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi, është gjetur sot i vdekur, shkruan Gazeta Metro.

Gazeta Metro ka mësuar nga burimet brenda Policisë së Kosovës se Syleviqi ka pasur një sulm në zemër.

Ndryshe, Fadil Syleviqi ishte duke ecur me djalin e axhës së tij kur ka vdekur.

Për Syleviqin është thënë se në kohën e ish’Jugosllavisë, ka qenë agjent i MUP’it serb, dhe ai ishte pranuar në Policinë e Kosovës pas lufte, me insistim të ndërkombëtarëve.

Po ashtu ai ka qenë i thirrur si dëshmitar nga Tribunali Special në Hagë.

Emri i tij është i njohur sepse ka qenë pjesë e akuzave publike. Vëllezërit Ramadani dhe Kiqina, të dënuar për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001. Ata e kanë akuzuar Syleviqin se ua ka montuar rastin.//gazetametro.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here