Home Uncategorized Alarmante: Shfaqet një tjetër mutacion i Covid-19 në këtë shtet

Alarmante: Shfaqet një tjetër mutacion i Covid-19 në këtë shtet

77
0

Një tjetër variant i koronavirusit po krijon shqetësim në mbarë botën, raporton BBC.Bëhet fjalë për atë që njihet si varianti brazilian. Edhe ky variant mendohet se është më infektues së varianti origjinal dhe po shkakton probleme të mëdha në Brazil.

Spitalet janë në prag të kolapsit dhe u mungon oksigjeni, raporton BBC. Britania ka vendosur të anulojë hyrjen në vend të gjithë udhëtarëve që vijnë nga Amerika e Jugut dhe Portugalia për shkak të këtij varianti.

Brazili ka regjistruar mbi 200 mijë vdekje nga koronavirusi dhe rastet e reja kanë shpërthyer në vend, me një rritje prej 51 për qind në krahasim me javën e shkuar.Mutacioni mendohet se e ka origjinën nga xhunglat e Amazonës. Ai u pikas te katër udhëtarë japonezë, që ishin kthyer nga Amazona. /GSH/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here