Home Uncategorized A infektohen nga Covidi personat që e kanë pasur njëherë

A infektohen nga Covidi personat që e kanë pasur njëherë

70
0

Një studim i ri nga ekspertët britanikë thotë se personat që kanë mposhtur koronavirusin kanë të njëjtin nivel mbrojtje me pacientët e vaksinuar.

Instituti I Shëndetit publik në Angli, zbuloi se mundësia për të mos u infektuar sërish është 90%. Në studimin më të madh të këtij lloji, i cili përfshin 21 mijë punonjës të Shëndetit Publik të Anglisë, ekspertët zbuluan se pjesa më e madhe e pacientëve kanë imunitet për të paktën 6 muaj pasi kanë kaluar sëmundjen.

Pavarësisht se është i vogël rreziku për të përfunduar në gjendje të rëndë shëndetësore, është e lartë mundësia e transmetimit të koronavirusit. “Infektimi i parë duket aq i mirë sa vaksina, të paktën për një periudhë 6 mujore. Kjo ndihmon në imunitetin e popullatës dhe uljen e transmetimit të sëmundjes”, tha Hopkins.

“Ndonëse duket lajm i mirë sepse mbron njerëzit nga infektimet e tjera, nuk është mbrojtje e plotë 100%. Po, ekziston një përgjigje imune ndaj koronavirusit për të paktën 6 muaj, por kjo nuk do të thotë se nuk ka rrezik për infeksion pasi njerëzit ende mund ta transmetojmë”, tha ajo.

“Ne duam të theksojmë që askush nuk duhet të ndryshojë mënyrën e jetesës dhe të vijojë të mbrohet, sidomos personat që përfshihen në kategoritë më të rrezikuara”, tha udhëheqësja e studimit, Susan Hopkins.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here