Home Uncategorized Publikohet fotografia e bisedimeve Kurti-Osmani, një shishe e rrëzuar uji merr vëmendjen

Publikohet fotografia e bisedimeve Kurti-Osmani, një shishe e rrëzuar uji merr vëmendjen

93
0

Faton Peci, shefi i kabinetit të Vjosa Osmanit, ka publikuar një fotografi pak para zyrtarizimit të marrëveshjes Kurti-Osmani për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“14 shkurti – Rikthimi i shpresës,” – ka shkruar z.Peci krahas fotografisë.

Në fotografi duket vetë Peci, më pas Kurti, dhe Osmani me një shishe uji të rrëzuar mbi tavolinë.

Kurti njoftoi se ai do të ishte kandidat për kryeministër ndërsa Osmani do të ishte kandidate për presidente të vendit.

“Marrëveshja është bashkim rreth një kauze që ka synim një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë”, ka thënë Osmani ndër të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here