Home Uncategorized Këta janë viktimat nga Kosova që u aksidentuan tragjikisht në Rrugën e...

Këta janë viktimat nga Kosova që u aksidentuan tragjikisht në Rrugën e Kombit

134
0

Janë publikuar emrat e viktimave të aksidentit tragjik në Rrugën e Kombit. Katër anëtarë të familjes Avdiaj nga Kosova kanë humbur jetën nga përplasja fatale e makinës së tyre me një kamion, që drejtohej po ashtu nga një shtetas nga Kosova.

Viktima të aksidentit kanë mbetur prindërit Blerim Avdiaj, 51 vjeç dhe Anjeza Avdiaj, 34 vjeç.

Nga aksidenti kanë humbur jetën edhe fëmijët e tyre Medina Avdiaj, 6 vjeç dhe Klejdi Avdiaj, 11 vjeç.

E plagosur rëndë ka mbetur Violeta Avdiaj, 3 vjeç. Ajo është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Prindërit kanë humbur jetën në vend, kurse dy fëmijët ndërruan jetë në Spitalin e Rrëshenit. Shkak për aksidentin mendohet se është bërë shpejtësia dhe një parakalim i gabuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here