Home Uncategorized Humbi prindërit dhe motrën në aksident, kjo është gjendja e 3-vjeçares

Humbi prindërit dhe motrën në aksident, kjo është gjendja e 3-vjeçares

132
0

Violeta Avdijaj, 3-vjeçarja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Rrugën e Kombit, ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Siç raporton Ora News, gjendja e saj është e rëndë, por sipas mjekëve, ka shpresa se mund të mbijetojë.

Vajza e familjes Avdijaj ka një këmbë të thyer, ndërsa stafi i Spitalit të Traumës po monitoron gjendjen e saj.

Në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, pranë qytetit të Rubikut, Violeta trevjeçare humbi prindërit dhe motrën e saj, Medina Avdiaj 5-vjeçare.

Ndërsa viktimë mbeti edhe i afërmi i familjes, 11-vjeçari, Klejdi Koçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here