Home Uncategorized Bora deri në gjunjë në Shalë të Bajgorës, pesë ekipe emergjente dalin...

Bora deri në gjunjë në Shalë të Bajgorës, pesë ekipe emergjente dalin për zhbllokimin e rrugëve

58
0

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, sonte ka shkuar në Shalë të Bajgorës për të parë nga afër rrugët e bllokuara nga bora.

Ai tha se ekipet emergjente janë angazhuar tanimë për të zhbllokuar rrugët, njofton Klan Kosova.

“Sapo vizitova Shalën e Bajgorës për ta përcjellë nga afër punën e madhe që po e bëjnë ekipet emergjente për zhbllokimin e rrugëve nga bora. Në këto orë të vona janë duke punuar pesë ekipe emergjente në rajonin e Shalës, përderisa në qytet dhe fshatrat tjera përreth po punojnë ekipet tjera për pastrimin e rrugëve nga bora. Ekipet tona punuese nuk do të ndalen, derisa të gjitha rrugët të bëhen të kalueshme”.

Bahtiri në fotografinë që ka publikuar shihet i futur në mes të borës, lartësia e së cilës i arrin deri në gjunjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here