Home Uncategorized Si shkak i një boce plini, kaplohet nga flaka një shtëpi në...

Si shkak i një boce plini, kaplohet nga flaka një shtëpi në Obiliq

51
0

Një shtëpi në Obiliq, është kapluar nga zjarri.

Lexuesi i Telegrafit, ka dërguar një video në të cilën shihet shtëpia duke u djegur tërësisht.

Ai ka thënë se menjëherë kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

Po ashtu mësohet se nga ky incident nuk ka të lënduar.

Shkaktari i zjarrit sipas lexuesit, ka ardhur nga një bocë e plinit brenda shtëpisë.

Duhet kujtuar se si pasojë e një boce plini në Ferizaj, dhjetra persona mbetën të lënduar, disa prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here