Home Uncategorized Robert Berisha publikon postimin prekës për nënën

Robert Berisha publikon postimin prekës për nënën

66
0

Robert dhe Patris Berisha, humbën pak ditë më parë njeriun më të shtrenjtë, nënën e tyre, Teutën. Lajmin e trishtë e dhanë vetë ata përmes disa postimeve në rrjete sociale.

“Pusho e qetë mami jem per ty me shkru kom shum, po e la me kaq”, shkroi Roberti përkrah një fotografie me nënën e tij.

Padyshim dhimbja që ka kapluar këngëtarin është e madhe.

Ditën e djeshme ai ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një foto të së ëmës ku shihej në spital krah Renes, vajzës së tij.

Asokohe ajo sapo kishte lindur dhe kjo foto është realizuar 6 vite më parë.

Ndërkaq sot këngëtari ka postuar një tjetër foto të nënës së tij duke shkruar disa fjalë të ndjera.

“Vdekja mendon se mund të të marrë nga unë. Por ajo nuk e di që ti jeton përgjithmonë në kujtimet e mia. Më mungon.”- janë fjalët e Robertit për të ëmën e ndjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here