Home Uncategorized Osmani “përplaset” me Lajcak: Një qasje për të ardhur keq dhe e...

Osmani “përplaset” me Lajcak: Një qasje për të ardhur keq dhe e rrezikshme!

47
0

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, reagoi ndaj pretendimeve të përfaqësuesit të Posacëm të BE-së, Mirosllav Lajcak, i cili deklaroi se nëse Serbia e ndryshon pozicionin kundrejt Kosovës, atëherë të njëjtën gjë mund të bënin edhe pesë vendet evropiane që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Sipas Osmanit është për të ardhur keq nëse politika e jashtme e këtyre vendeve i nënshtrohet asaj të Serbisë dhe Rusisë. “Përveç se është për të ardhur që është për keqardhje, është edhe e rrezikshme për të gjithë Bashkimin Evropian që pesë shtetet anëtare të tij të përcaktojnë rregullat dhe qasjet e tyre duke u bazuar në dëshirat dhe kërkesat e Serbisë”, tha Osmani e duke bërë thirrje që këto shtete të njohin realitetin, duke respektuar edhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe ta njohin Kosovën, e jo të presin që këtë ta bëjë së pari Serbia.

Spanja, Sllovakia, Rumania, Qiproja dhe Greqia janë pesë vende anëtare të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Osmani përfundoi vizitën e saj në Bruksel, ku është takuar dhe zyrtarë të lartë të BE-së dhe me kryetarët e dy dhomave të Parlamentit të Belgjikës. Mbrëmë ajo pati takim me të dërguarin e posaçëm të BE-së Mirosllav Lajcak e më herët edhe me kryetarin e Parlamentit Evropian David Sasolli, si dhe Komisionarin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here