Home Uncategorized Muçiqi: Fajtor për përhapje të virusit janë politikanët që po mbajnë tubime...

Muçiqi: Fajtor për përhapje të virusit janë politikanët që po mbajnë tubime elektorale

37
0

Afrim Muçiqi nga Oda e Hotelerisë ka thënë se gjatë vitit 2020 kanë ngritur zërin kundër standardit të dyfishtë që është bërë nga Qeveria.

Sipas tij, 30 mijë punëtorë kanë mbetur papunë dhe në emër të tyre dhe bizneseve të mbyllura ata kemi ngritur zërin.

Ai ka thënë se pozitë e opozitë e kanë sjellë në vendin në këtë situatë dhe sipas tij fajtor kryesor për përhapjen e virusit janë vetë politikanët.

“Nëse politikanëve u është lejuar që të mbajnë tubime për fushatë politike ku është logjika të ndalen dasmat e ahengjet. Politika po thotë që është shpallur e mbyllur pandemia. Është pikërisht politika që po e infekton popullatën sepse ka vazhdimisht njerëz në tubime e që nuk i respektojnë masat”, ka thënë ai.

Muçiqi tutje ka shtuar se është e padrejtë që qytetarët janë dënuar e partitë nuk po dënohen.

“I ftoj publikisht institucionet që të na japin një përgjigje nëse kanë filluar aktivitetet tona sepse ne po shohim çdo ditë tubime politike”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here