Home Uncategorized Gjendet e vdekur një femër në Gjilan

Gjendet e vdekur një femër në Gjilan

57
0

Rreth orës 17:30 një femër e moshës 56 vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda një veture.

Rasti ka ndodhur në komunën e Parteshit, ndërsa viktima është punëtore e një picerie në Gjilan.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjilanit, toger Ismet Hashani.

“Sot rreth orës 17:24 jemi njoftuar nga qendra emergjente 112 se në Partesh një veturë është ndalur mes rrugës ku gjendet një femër që dyshohet se është pa shenja jete.

Ndihma parë ka shkuar në atë lokacion dhe mjeku kujdestar ka konstatuar se personi është pa shenja jete. Rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar”, ka thënë Hashani.

Trupi i pajetë i viktmës është dërguar për obduksion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here