Home Uncategorized Ekskluzive: Vjosa Osmani garon së bashku me Vetëvendosjen në zgjedhjet e 14...

Ekskluzive: Vjosa Osmani garon së bashku me Vetëvendosjen në zgjedhjet e 14 shkurtit

66
0

Që kur konfirmoi largimin e saj nga LDK, Vjosa Osmani ka qenë në vëmendjen e medieve se çfarë do të bëjë më tutje.
Osmani paralajmëroi formimin e një iniciative të re politike. Përkundër zërave dhe jehonës që bëri kjo iniciativë, Osmani nuk arriti të zyrtarizojë atë për shkak të kohës që nuk ishte në favor të saj.

Burime të sigurta të Korrekt Press mësojnë se Iniciativa e Vjosa Osmanit t’i ketë në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, 25 vende të lira, ku bashkë me 24 anëtarë të listës së saj, do të garojnë për deputetë të Kuvendit.

Korrekt Press mëson se Vjosa Osmani do të ketë numrin 2 në listën e Vetëvendosjes.

Garës për deputetë nga Iniciativa e Vjosa Osmanit do t’i hyjnë dy kshilltarët e saj, Faton Peci dhe Artan Murati.

Korrekt Press mëson se dy kandidatë nga Lista e Vjosa Osmanit, janë nga qyteti i Ferizajt dhe një nga Malisheva. Ekrem Mustafa dhe Burim Karameta, dy asambleista në Kuvendin Komunal të Ferizajit, do t’i futen gares për deputet, kurse nga Malisheva pritet që garës për deputet ti futet Valon Krasniqi.

Deri më tani në këtë listë është konfirmuar që për deputet do të garojë edhe Haxhi Avdyli që deri dje ishte pjesë e LDK-së.

Zyrtarizimi i këtij bashkëpunimi mes Vjosa Osmanit dhe Vetëvendosjes pritet të bëhet diten e premte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here