Home Uncategorized Shpërblehet me medalje polici që kishte dënuar një vajzë pasi kishte qeshur...

Shpërblehet me medalje polici që kishte dënuar një vajzë pasi kishte qeshur me zë të lartë

60
0

Fatmir Miftari, polici nga Vushtrria, i cili u bë i njohur për publikun pasi që në korrik të vitit 2019 gjobiti një vajzë në Prishtinë pse qeshte me zë të lartë, nën pretekstin se e prishte rendin publik, është shpërblyer me medalje nga Policia e Kosovës.

“Për kontribut të çmuar dhe shërbim meritor gjatë kryerjes së detyrave, duke u bazuar në standardet më të larta të shërbimit dhe profesionalizmit policor”, thuhet në medaljen policore për lëvdim të ndarë për reshterin Miftari.

Ndryshe, për shkak të së qeshurës, qytetarja nga Prishtina ishte dënuar me një gjobë prej 100 eurosh, gjë që kishte ngjallur shumë kritika në mesin e publikut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here