Home Uncategorized Policët ia shqyejnë pallton Dardan Molliqajt gjatë arrestimit

Policët ia shqyejnë pallton Dardan Molliqajt gjatë arrestimit

29
0

Dardan Molliqaj është arrestuar me forcë në afërsi të stacionit policor në qendër të Prishtinës. Bashkë me të, janë arretuar edhe 15 aktivistë të tjerë të PSD-së, të cilët kishin ndërmarrë një aksion protestues afër stacionit policor, në muret e të cilit kishin shkruar vërejtjen e tyre për, siç u tha “trajtimin selektiv të Policisë”.

Në disa fotografi të publikuara në Facebook nga PSD-ja, shihet se palltoja e Molliqajt është shqyer gjatë arrestimit të tij.

PSD i ka cilësuar të padrejta e të papranueshme arrestimet, duke shkruar se “Kur zbatimi i ligjit është selektiv, ai gjithmonë shkon në dobi të të fortit e në kurriz të të dobëtit”.

“Gjatë aksionit të sotëm simbolik për të shpërfaqur hipokrizinë e institucioneve të Kosovës karshi qytetarëve të saj, të cilët shqiptuan gjoba në vlerë prej 3 milion eurosh për qytetarët e gati asnjë për tubimet e partive politike, aparati policor shtetëror ndërhyri dhunshëm për ta ndërperë aksionin duke arrestuar aktivistët e PSD-së”, thuhet ndër tjerash në reagimin e PSD-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here