Home Uncategorized KQZ-ja tregon nga sa mijë euro kanë të drejtë t’i shpenzojnë partitë...

KQZ-ja tregon nga sa mijë euro kanë të drejtë t’i shpenzojnë partitë për fushatë

66
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 934 mijë e 831 euro për fushatë zgjedhore.

Sipas KQZ-së, një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 934 mijë e 831 euro, pra 0.5 euro për votues të regjistruar.

Vendimi i KQZ-së mbështetet në të dhënat e listës jopërfundimtare të votuesve, sipas të cilës numri i votuesve në vendin tonë është 1 milion e 869 mijë e 662 votues.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se mbledhja e radhës do të vazhdojë nesër, raporton EO.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here