Home Uncategorized Dimal Basha reagon ashpër ndaj përmbysjes nga vërshimet në disa vende të...

Dimal Basha reagon ashpër ndaj përmbysjes nga vërshimet në disa vende të Ferizajit,ka disa fjalë edhe për Agim Aliun

67
0

Pas reshjeve dhe vërshimeve të shumta në Kosovë,shum vende janë ‘përmbytur’ me ujë saqë disa rrugë kanë mbetur të pakalueshme,shkruan Lajme Kosovare.

Para disa muaje në rrugën Ferizaj-Shkup është ndërtuar një rreth-rrotullim dhe nënkalim,prej kryetarit të Ferizajit Agim Aliu.Pas vërshimeve të fundit duket se kjo nuk është planifikuar aq mirë.

Dimal Basha ka reaguar me një postim në Facebook,shkruan LajmeKosovare.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

📍Tek ne asfaltohet e ndërtohet pa asnjë kriter, dhe prandaj na hup asfalti edhe çfardo reshje më e vogël na përmbys.

🚩Në Ferizaj nuk ka nevojë për vërshime për me na marr uji, sepse sipas planit kriminal që e ka leju kjo komunë, neve na merr uji i WC-ve, e leje ma vërshimet.

🚩Ku kanë qenë 5 shpia private, sot i kemi 500 familje në apartamente. Tash kanalizimet nuk e përballojnë as ujin e sholeve të WC-së, e mos të flasim për reshje më të mëdha. Se për shkolla për fëmijë, kapacitete për me përballu trafikun e parkingje për vetura, as nuk po flas.

🚩Vërshimet janë fatkeqësi natyrale qysh janë edhe tërmetet.
Me këto ndërtime kriminele, e kam thanë më herët, uroj kurrë mos t’na ndodh një tërmet se jo që rrëzohen si lego, po na vrasin edhe neve se na bien krejve përmi kry. Nuk ka qytet më t’kriminalizuar nga betoni se Ferizaj në krye me Agim Aliun.

📍Fakteqësitë natyrore ndodhin në krejt botën, mirëpo këto fatkeqësi ndalohen ose minimizohen duke kriju infrastrukturë që i planifikon këto fatkeqësi! Nuk duhet me prit vërshimet e tërmetet për me ndalu qeverisjet kriminale, sepse atëherë është vonë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here