Home Uncategorized Babai i Aulon Zekës kërkon drejtësi për të birin e vrarë: Vetëm...

Babai i Aulon Zekës kërkon drejtësi për të birin e vrarë: Vetëm zvarritje dhe dhimbje

139
0

Në shtatorin e vitit 2017 opinioni kosovar u trondit nga vra sja e 16 vjeçarit Aulon Zeka nga Prishtina. I riu u gjet i vr.arë afër shkollës “Model” në kryeqytet, shkruan “Kosovarja”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë tre të mitur për shkak të vrasjes së të riut, ndërkaq dënimin me burg e vuan vetëm dorasi, G.H. për veprat penale “Vra sje e rëndë” nga neni 179 dhe ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve”, e që është dënuar më nëntë vjet e gjashtë muaj burgim.

Ndërkohë, dy persona të tjerë të implikuar, asaj kohe e mitura R.G. për shkak të veprës penale “Dhënie e ndihmës së kryesit, pas kryerjes së veprës penale”, gjykata i ka shqiptuar masën edukuese – dërgim në institucionin edukativo- korrektues, në kohëzgjatje prej tre vjetëve. Ndërsa të miturit L.Ll. për veprën penale “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve” , i ishte shqiptuar masa edukuese e mbikëqyrjes së shtuar të organit të kujdestarisë, në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj.

Familja e të riut që humbi jetën tragjikisht dhe për arsye banale, gjatë gjithë kohës kanë protestuar në lidhje me dënimin që i është dhënë dorasit dhe dy të rinjve të tjerë të përfshirë në rast.

Sot, kur është mbajtur edhe seanca e radhës, babai i të ndjerit ka reaguar në faqen e tij në “Facebook”, duke thënë se drejtësia nuk është vënë në vend. Afrim Zeka thotë se deri më tani ka pasur vetëm zvarritje dhe dhimbje të shumta për familjarët.

Më poshtë keni postimin e babait të të ndjerit Aulon Zeka, vrasja e të cilit mbetet plagë jo vetëm e familjes, por edhe e shoqërisë në përgjithësi. /Kosovarja/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here