Home Uncategorized Ekspertët paralajmërojnë përkeqësim të mëtejshëm i situatës së COVID-19

Ekspertët paralajmërojnë përkeqësim të mëtejshëm i situatës së COVID-19

37
0

Pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë në Londër, për shkak të nivelit të lartë të zënies së shtretërve spitalorë në kryeqytetin britanik, ekspertët britanikë presin që situata e COVID-19 të përkeqësohet më tej.

Shifrat COVID-19 pritet të rriten sërish përpara se të bien”, tha për BBC-në Simon Walsh nga Shoqata Mjekësore Britanike (BMA).

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të infektimeve me koronavirusin e ri arriti mbi tre milionë të shtunën.

Situata është veçanërisht e keqe në Londër, ku, sipas raporteve, spitalet janë në kufi të kapaciteteve të tyre, raporton ATSh.

Numri i infektimeve të reja javore për 100 000 banorë në Londër tani është më shumë se 1 000.

Numri i pacientëve COVID-19 të trajtuar në spitale në Londër u rrit vetëm javën e parë të janarit me pothuajse një të tretën dhe numri i pacientëve në frymëmarrje të induktuar me më shumë se 40 %, sipas deklaratës së kryetarit të bashkisë.

Qindra zjarrfikës janë në ndihmë të shërbimit shëndetësor për të drejtuar ambulancat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here