Home Uncategorized Pamje shokuese nga kjo komunë e Kosovës, vërshimet e bëjnë copë asfaltin

Pamje shokuese nga kjo komunë e Kosovës, vërshimet e bëjnë copë asfaltin

55
0

Komuna e Malishevës ka njoftuar se shkaku i reshjeve të shumta të shiut dhe vërshimeve, rruga që lidhë fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës, është dëmtuar rëndë dhe është tërësisht e pakalueshme.

Në fotografitë e dërguara nga komuna, shihet se si rruga është këputur dhe asfalti është larguar në tërësi.

“Si pasojë e reshje të shumta dhe vërshimeve, rruga që lidhë fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës, është dëmtuar rëndë dhe është tërësisht e pakalueshme, pasi rruga është këputur dhe asfalti është larguar në tërësi.

Luten të gjithë ata që mendojnë të kalojnë nëpër atë rrugë, të mos udhëtojnë në atë pjesë, por të shfrytëzojnë rrugët tjera”, thuhet në njoftimin e komunës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here