Home Uncategorized Asfalti që u bë copë nga vërshimet u ndërtua në prill të...

Asfalti që u bë copë nga vërshimet u ndërtua në prill të 2020-ës – Ministria e Infrastrukturës hedh përgjegjësinë e mbikëqyrjes në Komunën e Klinës

49
0

Asfalti që u bë copë-copë nga vërshimet si pasojë e shiut të pandalshëm, u ndërtua rreth nëntë muaj më parë.

Kështu ka thënë për klankosova.tv, zyrtari për informim i Komunës së Malishevës, Artan Paçarizi.

”Rruga është ndërtuar diku në muajin prill të 2020-ës. E ka ndërtuar atë kohë Ministria e Infrastrukturës”, deklaron ai.

Kjo rrugë ishte projekt i Ministrisë së Infrastrukturës destinuar për Komunën e Klinës, por që e njëjta rrugë do përshkonte hapësirë edhe në një zonë të Komunës së Malishevës.

E Paçarizi shton se për këtë projekt të asfaltimit të kësaj zone, përveç Ministrisë së Infrastrukturës, vetëm Komuna e Malishevës, pati ndarë 40 mijë euro mjete, por që nuk dijnë rreth materialit me të cilin u kryen punimet.

Ai shton se do të kërkojnë sqarime shtesë nga Ministria e Infrastrukturës, për të mësuar detaje të tjera rreth punimeve të cilat janë kryer në këtë segment.

Sipas tij ndonëse ky problem me asfaltin nuk gjendet në Komunën e Malishevës, pasi është pjesë e Komunës së Klinës, përmes një reagimi e panë të arsyeshëm t’i njoftonin qytetarët që i takojnë zonës së afërt t’i shmangen qarkullimit për shkaqe të sigurisë.

Meqë asfaltimi i kësaj rruge, ishte projekt i Ministrisë së Infrastrukturës, pas interesimit të Klan Kosovës, në një përgjigjie, ky dikaster thotë se kishin përsipër vetëm financimin.

Sipas Mal Lokajt, Drejtor për Menaxhim të Rrugëve në këtë institucion, kontrata bazë mbi këtë projekt është në Klinë, ndaj dhe mbikëqyrja dhe procedurat e prokurimit i takojnë komunës.

”Është rrugë lokale, procedurat e prokurimit i ka kryer Komuna e Klinës”.

”Nga ne është kryer investimi. Mbikëqyrjen e ka pasur komuna. Mbikëqyerjen e ka pasur vet komuna te veten. A ka pasur kompani kontraktuese mbikëqyrëse, ne nuk e dijmë por prokurimin e kanë pasur komuna, projekti është dorëzuar në 2020 është kryer nga ne”.

”Ne nuk kemi asgjë tjetër. Në aspketin e mirëmbajtjes është përgjegjësi e komunave. Në rastin e vërshimeve shumë rrugë janë dëmtuar por kryesisht nuk janë në gjendje të keqe”, deklaroi ai.

Klan Kosova ka provuar të kontaktojë edhe me zyrtarë të Komunës së Klinës, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigjie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here