Home Uncategorized Haradinaj prezanton një kandidate për deputete

Haradinaj prezanton një kandidate për deputete

85
0

Diellza Kukaj do të jetë kandidate e AAK-së për deputete. Kjo gjë u bë e ditur nga lideri i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj.

Siç tregoi ai Diellza ka përfunduar Bachelor dhe Master në Kontabilitet dhe Financë, ndërsa për momentin është kandidate për doktor shkence, në drejtimin e shkencave sociale dhe ekonomike.

“Ajo është aktive në fushën e hulumtimit shkencor dhe ka publikuar punime të shumta në revista të njohura rajonale dhe ndërkombëtare. Duke besuar fuqishëm në aftësitë e saj intelektuale dhe në përgjithësi gjeneratën e re politike, i uroj suksese në këtë sfidë të radhës!”, shkroi Haradinaj në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here