Home Uncategorized Gani Geci interpreton ndalimin e Kushtetueses për Kurtin: 100 herë iu kam...

Gani Geci interpreton ndalimin e Kushtetueses për Kurtin: 100 herë iu kam thënë që amerikanët flasin këtu

158
0

Edhe Gani Geci, ish deputeti në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar pas publikimit të Aktgjykimit të Plotë të Gjykatës Kushtetuese për vlefshmërinë e mandatit të ish deputetit Etem Arifi.

Ky aktgjykim ia ndalon edhe Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Donika Kadaj Bujupit dhe Faton Topallit që të kandidojnë për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Sidoqoftë, të lartpërmendurit mund të kandidojnë për kryeministër dhe president nëse marrin votat e të zgjedhurve të popullit.

Por, aktgjykimi shtron një dilemë të madhe morale te Vetëvendosja, e cila vazhdimisht e kishte akuzuar Avdullah Hotin se nuk kishte pasur mjaftueshëm vota për t’u ulur në karrigen e kryeministrin. Kurti pas pamundësisë për të kandiduar nuk do të ketë asnjë votë.

E për këtë gjë Gani Geci beson se janë përzier amerikanët.

“Me qindra herë e kam thënë që Amerikanët e thonë fjalën e fundit në Republikën e Kosovës.” – ka shkruar Geci, përcjell Periskopi.

Ai po ashtu ka kontestuar legjitimitetin e mundësisë që deputetët e zgjedhur të votonin Albin Kurtin për kryeministër

Statusi i plotë:

“Sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese Albin Kurti nuk ka të drejtë të zgjedhet deputet.

Me qindra herë e kam thënë që Amerikanët e thonë fjalën e fundit në Republikën e Kosovës.

Sipas logjikës time pasi Albin Kurti nuk paska të drejtë të zgjedhet deputet, as deputetët që i zgjedh populli nuk kanë të drejtë ta zgjedhin atë kryeministër.

P.sh.

Nëse ne si qytetarë nuk paskemi të drejtë ta votojmë Albin Kurtin për deputet, atëherë shtrohet pyetja logjike: Çfarë të drejte kanë deputetët që i zgjedhim ne ta votojnë për kryministër personin të cilin ne nuk paskemi të drejtë ta votojmë.

Hajde tash ju anëtarësia e VV-së me kallasho-iPhona, komentoni, shani Amerikën dhe Gjykatën Kushtetuese, e lavdone Leninin dhe Stalinin”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here