Home Uncategorized Shfaqet një variant i ri i koronavirusit

Shfaqet një variant i ri i koronavirusit

142
0

Një “variant i ri” i koronavirusit është identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, i cili besohet se po shkakton përhapje jashtëzakonisht të shpejtë të virusit në juglindje të Britanisë së Madhe, ka thënë sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Përhapja e tij po rritet më shpejt se varianti ekzistues, me mbi 1.000 raste të konfirmuara , “kryesisht në jug të Anglisë”, ka thënë Hancock pasditen e së hënës.

Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë Hancock u tha deputetëve se aktualisht nuk ka “asgjë për të sugjeruar” që ky variant ka më shumë të ngjarë të shkaktojë simptoma shumë serioze, apo që vaksina të mos funksionojë më.

Qeveria ka njoftuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë, shtoi ai.

Pritet që masat në Britaninë e Madhe të ashpërsohen edhe më tutje, duke përfshirë disa vende në izolim total, ky variant i ri koronavirusit mund të shkaktojë edhe me shumë vde kje, duke marrë parasysh simptomat që mund të jenë edhe më të rënda se të variantit të pare, shkruan Sky News, BBC, transmeton Express.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here